Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 608 here

On line 149 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1147 here

On line 293 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1037 here

On line 293 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 294 dite

video »

7/22/2008 2:06:06 PM

Bujqėsia shqiptare mund tė pėrfitojė nga kriza botėrore e ushqimeve

Banka Botėrore po zbaton nė Shqipėri njė projekt nė fushėn e bujqėsisė, pėr riaftėsimin e tėrė sistemit tė ujitjes



Marre nga Deutsche Welle
info@hermesnews.org


22 Korrik 2008- Banka Botėrore po zbaton nė Shqipėri njė projekt nė fushėn e bujqėsisė, pėr riaftėsimin e tėrė sistemit tė ujitjes. Nga ky projekt kanė pėrfituar fonde tė konsiderueshme edhe disa prej rretheve mė tė mėdha veriore.Sektori i bujqėsisė ėshtė i vetmi burim pėr jetesėn e banorėve tė rretheve mė tė mėdha veriore tė Shqipėrisė. Sipas menaxhuesve tė projektit, “rritja e ēmimit tė produkteve bujqėsore nė tregun e ndėrkombėtar, shihet si njė mundėsi e mirė pėr fermerėt shqiptarė, nė mėnyrė qė ato tė shfrytėzojnė mė me efikasitet burimet vendase nė tė ardhmen”.

Projekti i Bankės Botėrore pėr ujitjen ėshtė shtrirė prej disa vitesh dhe nė pjesėn veriore tė Shqipėrisė, zonė kjo me njė infrastrukturė tė dėmtuar dhe teren tė vėshtirė dhe malor. Nė njė takim tė zhvilluar nė Shkodėr me pėrfaqėsues tė fermerėve dhe shoqatave tė ujitjes nga rrethet veriore tė vendit, drejtori i menaxhimit tė projektit tė Bankės Botėrore pėr ujitjen, Hajri Ismaili tha se “ nga ky projekt janė riaftėsuar disa qindra kilometra kanale-ujitėse dhe shumė diga e rezervuare, duke ndihmuar nė garantimin e prodhimit bujqėsor tė fermėrėve tė kėsaj zone. Sipas tij rrethi i Shkodrės ėshtė rrethi mė i mbėshtetur nga projekti i Bankės Botėrore, ndėrkohė qė ai i Tropojės ka pėrfituar mbi 2 milion dollarė, po nga ky projekt. Ndėrsa rrethi i Dibrės ka pėrfituar sipėrfaqe tė mėdha rehabilitimi, dhe ai i Lezhės, ėshtė rrethi qė sėbashku me Shkodrėn, Elbasanin dhe Korcėn, pėrbėjnė 40% tė investimeve qė ka bėrė projekti i Bankės Botėrore pėr rehabilitimin nė rang vendi”.

Ismaili theksoi se “ėshtė koha kur fermerėt duhet t`i kushtojnė tepėr rėndėsi mirėmbajtjes sė sitemit tė ujitjes. Tregu botėror i ushqimeve tha ai, po njeh njė rritje tė shpejtė, gjė qė duhet tė shfrytėzohet nga fermerėt shqiptarė, pėr tė shtuar prodhimin pėr tregun vendas dhe atė huaj njėkohėsisht. Aktualisht gatishmėrinė e kanaleve tė para dhe tė dyta,e kemi nė masėn 70 pėrqind, ndėrkohė qė vazhdojmė tė kemi njė gatishmėri tepėr tė vogėl tė kanaleve tė treta ujitėse, tė cilėt sipas ligjit tė vjetėr kanė qėnė detyrim i vetė fermerėve, anėtarė tė ujitjes. Ne jemi detyruar nėnvizoi Ismali qė tė gjitha shoqatat e rretheve veriore tė vėndit, tė marrin masa tė menjėhershme qė t’a realizojnė gatishmėrinė nė masėn 100 pėrqind, brėnda njė kohe sa mė tė shkurtėr”. Sipas Drejtorit tė Menaxhimit tė Projektit tė Bankės Botėrore pėr Ujitjen, Hajri Ismaili, fondet e Bankės Botėrore po riaftėsojnė njė numėr tė madh kanalesh ujitėse duke kėrkuar nga fermerėt dhe pėrfaqėsuesit e pushtetit vendor, qė tė ushtrojnė njė kontroll tė vazhduėshėm, ndaj cilėsisė sė punimeve nga tė gjitha firmat private.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 62 here