Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
5/14/2008 9:49:20 AM
TOB dhe reforma e Pangos
TOB duhet te jete e pavarur dhe te punoje ne menyre te pavarur jo vetem per nje pasurim te repertorit vjetor por edhe per nje performance te nje niveli europian.
Sul Gragjevi/ SHBA
14 Maj 2008 - Disa here jane trajtuar ne shtypin kryesor probleme te artit kulturor, ndermarje e nje reforme ne teatrin e operas dhe baletit, disa here jane trajtuar dobesi, mos zgjidhje apo zvaritje te shume problemeve me te cilat jane ndeshur artistet e operas dhe cdo gje ka mbetur pezull.
Ne nje prej te perditshmeve shqiptare te dates 8 Maj 08 shkruhej nje artikull me titull: Pango, shkaktar i kaosit ne Institucionet kulturore ngrihen per te disaten here po ato probleme, dhe me te drejte.
Cfare eshte bere per t'i sistemuar te gjitha ato probleme, per te vene cdo gje ne vendin e vet? Sigurisht asgje. Vazhdon nje situate e pa pelqyeshme, nje gjendje kaotike, traume. Nje institucion kulturor sic eshte TOB ka nevoje per nje frymemarje dhe jo te futet ne situata konfliktesh.
Keto jane pasoje te nje drejtimi te paafte dhe vecanerisht titullarit te saj. Cfare reforme kishte ndermend te bente ministri Pango - A thua ate reforme te thelle si ajo e k/ministrit per arsimin e larte universitar?
Pritem hapin e madh cilesor qe do te shnderronte artin operistik, por asgje nuk ndodhi.. ndoshta ndodhi e kunderta. Duke pritur reformen artistet jane 'stepur' dhe nuk ndjehen me shume te predispozuar per pune.
Nuk eshte pare kurre ndonjehere qe nje staf ministrie me gjithe titullarin e saj te 'perzihet' ne punet e teatrit te Operas e Baletit . Cdo gje duhet vendose me vullnetin dhe deshiren e vete artisteve.
Arti muzikor dhe artistet duhen trajtuar me shpirt te madh, me shume durim dhe jo 'ne menyre xhahile'.
Nje situate e pa pelqyeshme munde te sjelle tjetren, ndoshta me te keqe. Pse nuk i ndjekin problemet e artit me perparesi, pse nuk i lene hapesire artisteve per te kryer vete ata detyrat qe kane ne zhvillimin e metejshem te punes se tyre? Pse nuk i kerkojne TOB p/ statutin e ri? Ligji i artit skenik a mund ta mbeshtese nje statut te tille?
Mendoj se eshte e drejte qe vete drejtuesit e TOB me artistet te bejne statutin e tyre dhe mbi kete baze te ribehet ligji sepse ne qoftese ligji i bere ne ministri nuk eshte i regullt atehere edhe statuti s'ka se si te dale i plote dhe nuk do t'i sherbeje fare punes. Ne kete rast ministria do te bente si te donte me kuadrot, me organizimin ne TOB, duke e paralizuar punen dhe per rjedhoje do ta conte teposhte artin e operas ne ate institucion kulturor.
Ne fakt nuk eshte pune e ministrise krijimi i nje statuti per TOB. Eshte detyre vetem e TOB, se pari ministria s'ka aftesi ta beje dhe se dyti problemet qe lidhen me statutin dhe kompetencat jane probleme qe i njohin dhe qe i dine fort mire drejtuesit dhe artistet e theatrit te operas e baletit.
Po te jete se eshte e domosdoshme te behet nje reforme ne institucionin kulturor te operas jane vete stafi i saj qe duhet ta beje ne baze te drejtimeve qe do te caktojne ata per kete qellim.
Por para se gjithash duhet shfrytezuar pervoja e pasur mbi kontributin e madh te artisteve Avni Mula, Lluk Kacaj, Marije Kraja, Gaqo CakoIbrahim Tukiqi, Edit Mihali,Ramiz Kovaci,Nina Mula dhe e dirigjenteve Mustafa Krantja, Rifat Teqja, Ermir Krantja, dhe pastaj te percaktohen objektivat.
Duke iu referuar perseri statutit eshte e domosdoshme qe ne te, te parashikohen pervec te tjerave shkalla e arsimit dhe e kualifikimit profesional te gjithe drejtuesve si dhe plani vjetor i spektakleve.
Ministria e Kultures duke ndjekur politiken e kuadrit sipas stilit te Berishes ka bere edhe emerim te kote, pa kriterin e kerkuar, sepse nuk i njeh aftesite e artisteve si dhe nuk mund te dije shkallen e arsimit dhe shkallen e aftesive profesionale sipas vendeve te punes. Ne qoftese marrim rastin e drejtorit artistik, si vend pune teper i rendesishem, ne kete vend duhet te jete nje dirigjent--kompozitor me pervoje te pasur, ndersa sot kete detyre e kryen nje instrumentist, Z. Vorpsi..
Do te ishte me mire qe Z. Vorpsi te merej me muziken, sigurisht aty jep me teper per tu marre me repertoret e violincelisteve te njohur, te famshmit M. Rostropovic, te G.Piatigorski , te P. Furnier apo te P. Casals me koncertet e Hajdnit, Dvorzhakut, te Brahmsit per violine etj, nje fushe kjo ndoshta e re per publikun artdashes shqiptar.
Ndersa ne ate detyre mund te ishte nje dirigjent - kompozitor ose edhe nje artist me shume pervoje i nivelit te artistit Avni Mula apo Edit Mihali.
Dua vetem te sjell nje fakt bindes per kete. Ne Operan Lirike te Chicago si drejtuese e muzikes ka qene per nje kohe te gjate nje mezzo-soprano me shume pervoje, dhe ky institucion kulturor amerikan ka patur suksese te medha ne realizimin e programeve te shfaqjeve operistike.
Ndersa ne raste te tjera ate detyre e kane kryer dirigjentet e njohur Bruno Valter, Kiril Kondrashin Georg Solti, Lorin Mazel, Zubin Mehta, Feliks Weingarten (dirigjent e kompozitor ), Herbert v. Karajan, Klaudio Abbado, Rikardo Mutti, James Levine duke drejtuar me aftesi e kompetence operat e Vienes, Berlinit, Nju jorkut, Bostonit, La scala Milano, Budapestit, Moskes, St.Petersburgut, Parisit etj.
Por eshte diskutuar mjaft me pare po ne shtyp edhe problemi i audicionit qe ishte ne vartesi te vete drejtorit artistik vecanerisht per mospjesmarjen e gjithe artisteve ne ate audicion.
Audicioni nuk drejtohet si kerkon t'a drejtoje z.Vorpsi. Audicioni eshte per te gjithe dhe ne te duhet te marin pjese te gjithe, pastaj te behet zgjedhja per rolet dhe sipas roleve. Nuk eshte pune e lehte te caktosh kengetaret sipas roleve. Kjo kerkon pervoje dhe aftesi.
Ne audicion kengetaret ndryshojne nga njeri tjetri si nga fuqia e zerit ashtu edhe nga timbri, si nga menyra e te kenduarit, lirik apo dramatik ashtu edhe nga kryerja e veprimeve dramatike ne skene.
Rossini kur jetoi e punoi ne Paris kishte rreth vetes nje audicion te pasur, asnje nuk mbetej jashte. Midis tij dhe kengetareve ishte krijuar nje bashkepunim i mire, i ngushte qe ndikoi per te mire ne sukseset e operave. Po ashtu edhe Metropolitan opera, me e madhe ne bote, me nje repertor te pa krahasueshem, ne audicionin e saj mban me qindra kengetare klasi pa asnje dallim.
Audicionin nuk duhet ta drejtoje vetem nje person si ne rastin konkret te drejtorit artistik. Eshte keshilli i larte i audicionit qe e drejton audicionin dhe ky duhet te ngrihet ne TOB sa me pare, duke u inkluduar edhe ne p/ statut.
Audicioni per balet dhe per kengetaret, ka si qellim te zbuloje talentet e reja, artistet qe do te plotesojne rolet ne nje shfaqje opere apo baleti, si dhe artiste te rij qe duhet te provohen te pakten nje here ose dy here ne vit.
Fituesit e audicionit, numri i te cileve varet nga Keshilli i Larte i audicionit, marin pjese ne disa interpretime te ndryshme. Kjo do te stimuloje me shume pjesmarjen ne audicion te artisteve te rinj.
Nga audicione te drejtuara prej Keshillit te Larte jane percaktuar edhe kengetare sipas roleve sic eshte rasti i operas Toska te Puccinit, qe kenduan soprano Maria M. Callas ,e pa arritura derisot, dhe tenori Mario Del Monaco.
Prandej emerimet ne institucionet kulturore duhen bere nga kuadro e drejtues qe e njohin artin dhe jo nga njerezit dikasteriale, sepse keta do te vendosin njerez qe i sherbejne me shume politikes se tyre se sa artit.
Persa i takon nje reforme ne artin e operas, se pari duhet qe drejtuesit e TOB nen drejtimin e drejtorit te hartojne nje p/statut ne te cilin te perfshihen te gjitha problemet qe nga kompetencat per secilin e deri
ne emerimet brenda institucionit, domosdoshmerine e arsimit e te shkalles te aftesive profesionale bashke me domosdoshmerine e gradave e te titujve shkencore etj..
Po te jete e domosdoshme, reformen duhet ta beje vete TOB nen drejtimin e drejtorit Zhani Ciko duke percaktuar drejtimet kryesore te saj qe duhet te cojne drejt nje hopi cilesor te artit operistik.
TOB duhet te jete e pavarur dhe te punoje ne menyre te pavarur jo vetem per nje pasurim te repertorit vjetor por edhe per nje performance te nje niveli europian.
Nuk duhet lene pas dore as bashkpunimi me vende tjera me tradita te pasura ne fushen e artit operistik sic jane theatri operas e baletit Zagreb, Berlin, Budapest, Viene, La scala Milano, Ppera Rome, Moske. Ne kete menyre trupa e teatrit te Operas dhe Baletit da ta coje me tej traditen e bukur te saj dhe do te behej nje trupe e nivelit europian.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 56 here