Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 738 here

On line 197 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1257 here

On line 341 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1176 here

On line 341 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1004 here

On line 342 dite

video »

11/19/2008 4:40:31 PM

Prostesta e kosovareve ka kaluar ne menyre paqesore

Mijėra vetė kanė protestuar tė mėrkurėn nė mesditė nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė kundėr njė plani tė OKB-sė pėr rikonfigurimin e pranisė ndėrkombėtare atje



info@hermesnews.org
19 Nentor 2008


Prishtine- Mijėra vetė kanė protestuar tė mėrkurėn nė mesditė nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė kundėr njė plani tė OKB-sė pėr rikonfigurimin e pranisė ndėrkombėtare atje. Protesta, e organizuar nga disa organizata qeveritare, kaloi pa incidente. Ajo pasoi kundėrshtimin e fuqishėm qė i kanė bėrė planit udhėheqėsit e Kosovės.

Protestuesit marshuan nga ndėrtesa e Bibliotekės Kombėtare drejt selisė sė qeverisė sė Kosovės dhe e pėrfunduan marshin para selisė sė misionit Evropian pėr Drejtėsi dhe Polici (EULEX). Protestuesit hodhėn parulla kundėr planit tė OKB-sė dhe e cilėsuar atė si njė plan pėr ndarjen e Kosovės nė vija administrative.

'Respektoni sovranitetit'
Protestuesit e pėrfunduan marshin para selisė sė misionit Evropian pėr Drejtėsi dhe Polici (EULEX). EULEX-i do tė zėvendėsojė nė Kosovė misionin e OKB-sė, UNMIK, qė ka qenė i pranishėm atje qė nga qeshori i vitit 1999. Por shtrirja e tij nė gjithė territorin e Kosovės, pėr tė cilin ėshtė rėnė dakord disa muaj mė parė nga BE-ja, ėshtė shtyrė pėr shkak tė kundėrshtimit tė serbėve tė Kosovės dhe Beogradit.

Pėr tė tejkaluar kundėrshtimin e tyre, OKB-ja ka arritur marrėveshjen kompromis me Beogradin, qė ishtė dhe shkaku i protestės. Udhėheqėsit e protestės kėrkuan nga OKB-ja qė tė respektojė sovranitetin e Kosovės dhe tėrėsinė e saj tokėsore dhe bėnė thirrje qė misioni i ri tė mos jetė neutral ndaj statusit tė Kosovės.

Plan i ri
Para tyre, plani i OKB-sė ėshtė kundėrshtuar fuqishėm dhe nga autoritetet e Prishtinės.Madje ata i kanė rezistuar presionin ndėrkombėtar pėr ta pranuar planin 6 pikėsh, marrėveshjen kompromis me Beogradin, njeh njė autonomi mė tė zgjeruar nė fushėn e policisė, drejtėsisė dhe doganave pėr serbėt e Kosovės, dhe nė veēanti pėr veriun e saj.

Udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės tė martėn i kanė paraqitur Ndihmėssekretarit amerikan tė Shtetit, Daniel Fried njė plan tė ri. Sipas tij, shtriraj e EULEX-it duhet tė bėhet nė pėrputhje me Kushtetutėn e Kosovės, me planin Ahtisari dhe me Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės.

@ 2008 hermes News





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 29 here